SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Bejtush Gashi, është shprehur optmist që në fund të vitit 2018 qytetarëve të Kosovës do t’u hiqet regjimi i vizave.

“Tani është vështirë të parashikohet. Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me një vendim për liberalizimin e vizave. Të paktën nëse u referohemi deklaratave. Infromacionet janë premtuese”, ka thënë Gashi, në RTK.

Gashi tha se arrestimi i Gjuriqit është kryer në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Ne do të veprojmë edhe në të ardhmen. Ai ka shkelur ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.