Vendosja e kamerave të sigurisë në Prishtinë – garantohet se monitorimi do të bëhet nga Policia – Telegrafi

0
32

Agjencia për Informim dhe Privatësi, Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës, kanë mbajtur të enjten një takim të përbashkët.

Temë diskutimi ka qenë vendimi i Kryeqytetit për vendosjen e kamerave të sigurisë në Prishtinë.

Aty u tha se kamerat do të monitorohen nga Policia e Kosovës dhe do të mbikëqyren herë pas here edhe nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë vendosja e këtij sistemi do të bëhet në harmoni me ligjet në fuqi të AIP-së dhe se Agjencia do të jetë “bashkudhëtarë më Policin e Kosovës”.

Agjencia për Informim dhe Privatësi

“Me qëllim të koordinimit përkatësisht dhe qytetarëve të saj udhëheqësve e tri institucioneve, jemi mbledhur dhe kemi diskutuar një sqarim për opinionin publik se vendosja e kamerave brenda hapësirave publike ka për qëllim sigurinë publike, parandalimi i veprave penale. Arritja e të gjitha objektive të tjera të ligjshme është bërë nga vetë policia e Kosovës. Monitorimin dhe vështrimin të kamera do ta beje vetë policia e Kosovës, përfshirë gjithë infrastrukturën teknike të pajisjeve që do të ruhet dhe do të sigurohet nga Policia e Kosovës”, u shpreh ajo.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, garantoi se mbikëqyrja do të bëhet nga Policia e Kosovës.

“Ne do të sigurojmë që ky sistem do të bëhet nga Policia dhe si e tillë çdo ankesë do ta drejtojnë te AIP. Policia e Kosovës ka të drejtë monitorimin e të drejtave publike”.