Sondazhi i Top Channel rendit ministrat e preferuar, Curri: Tre të parët i kemi tri klane! Zheji: Performanca…

0
24

Një sondazh i hapur ditën e sotme nga Top Channel “punën e cilit nga ministrat e kabinetit qeverisës vlerësoni më shumë” ka nxjerrë si ministrat e preferuar të qeverisë Rama 3 zv.kryeministren dhe njëherazi ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

Për “Top Story”, analisti Arian Curri theksoi se tre të parët i kemi tri klane në PS. Ndërkaq, gazetari Artur Zheji ka zgjedhur të komentojë sipas këndvështrimit të tij se pse ndodh kjo përzgjedhje nga publiku.

Pjesë nga debati:

Curri: Tre të parët i kemi tri klane. Nuk e di ti se me kë është Manastirliu?!

Duma: Mos e thuaj tani, janë thashetheme.

Curri: Po ti mendon se publiku nuk e di? Nejse s’po e them…

Zheji: Ministrat duhet të jenë politik, 3 të parët… Publiku ka dhënë vlerësim për qasjet politike të ministrave. Për shembull Balluku është shumë prezente në media dhe shumë e pranishme krah Ramës nëpër takime, inaugurime. Pra duket sikur Rama është arkitekti ka idenë dhe ajo inxhinieria.

Krijojnë një dialog të dy, hipin në një makinë bashkë. Pra është një strategji komunikimi. Unë mendoj se ata që kanë votuar këtu kanë ndjeshmëri politike.

Ministrja Manastirliu është njeri që tërheq me buzëqeshjen e saj. Është njeri i ngrohtë, i jep besim publikut me aftësinë e vetë komunikative. Lëvizja e saj nga Shëndetësia te Arsimi është lojë shahu. Besimi që i dha kryeministri i jep shpresë publikut që ta votojë në treshen e parë.

Nga ana tjetër, Balla bërë operacione antidrogë, ka shpikur operacione me aftësinë e tij sidomos për spastrimin e spacatorëve nëpër shkolla. Pra publiku ka pasur motivin politik, por edhe të performancës po ashtu.

Ndërkohë, po të shikosh më poshtë ka nga ata emra që duhet të pyesësh shoferin se kush është.


Top Channel