SHPËRNDAJE

Kosova është pjesmarrëse në Cannes për herë të shtatë, dhe ndryshe nga vitet e tjera këtë rradhë shanset për të pasur vëmendje janë më të mëdha.

“Qendra Kinematografike e Kosovës do të jetë përsëri e pranishme në ‘Marche Du Film’, tregun e madh të festivalit ‘Cannes Film Festival’. Edhe këtë vit QKK-ja do të ndajë pavijonin me QKK-në e Shqipërisë dhe risia e këtij viti është që ka ndryshuar lokacioni i pavijonit dhe do të jemi në një hapësirë shumë praktike dhe pranë shteteve me industri më të zhvilluar të filmit”, ka thënë Vesa Qena, përgjegjëse për komunikim me publikun në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Filmat që do të promovohen në Cannes janë, “Fusha e Mëllenjave”, “Qiej të trazuar”, “Aga”, “Cold November”, “Gjumë dhe dashuri”, “Një tregim Prishtine”, “Klithma”, “Ajo”, “Drita”, “Gardhi” e të tjerë.