SHPËRNDAJE

Dy të pandehurit akuzohen se e kanë keqtrajtuar psikologjikisht vajzën e tyre 17-vjeçare
Shkaktim të lëndimeve të lehta trupore, privim nga liria, detyrim, kërcënim, sulm, ofendime dhe shkelje të Ligjit për armëmbajtje (vetëm për babanë). Këto janë akuzat e rënda që e ngarkojnë çiftin kosovar, me vendbanim në Villars, shkruan “Le Matin”.

Dy të pandehurit akuzohen se e kanë keqtrajtuar psikologjikisht vajzën e tyre 17-vjeçare.

Bëhet fjalë për një familje me biznes të suksesshëm në rrethinë, por që ideologjia e saj është mesjetare sa u përket traditave të martesës. Verën e kaluar, gjatë një ahengu të vëllait të saj në Prishtinë, ata e kishin detyruar të jepte fjalën se do të fejohej. Nën presion të tillë, vajza e re nuk ka pasur zgjedhje tjetër për t’u kthyer në Zvicër, ku do ta gjente atë që e donte me të vërtetë ilegalisht: Një serb që jeton në afërsi. Ajo e mbajti fshehurazi lidhjen, deri në ditën kur prindërit e saj mësuan të vërtetën.

Keqtrajtimet vazhduan, Liana pëson disa shuplaka. Ajo është e ofenduar dhe kërcënuar, madje edhe në vendin e saj të punës. Babai dhe e ëma e saj kërkojnë që ajo të ndërprejë lidhjen me të dashurin. Liana refuzon. Prindërit e rrahin, ndonjëherë edhe duke ia shkulur flokët. Ata ia kontrollojnë përmbajtjen e smartfonit dhe ia sekuestrojnë. Në shkollën e saj për floktare, gjithnjë përcillej dhe ndjehej e burgosur. Madje ishte dërguar edhe në Spitalin Psikiatrik në Malévoz (Monthey/VS).

Nëse nuk iu bindej urdhrave të tyre, ajo do të internohej. Liana nuk mundi më të durojë torturën psikike të prindërve. Nga mesi i muajit janar, disa ditë para pjekurisë, i denoncon prindërit, e përkrahur nga kolegët dhe shefi i saj.

Prindërit e saj u paraburgosën në arrest preventiv. Përderisa babai i saj ende mbahet në arrest, e ëma e saj është liruar të enjten e kaluar, informatë të cilën e konfirmon edhe avokati i saj, Jacques Barillon. E ëma e Lianës nuk ka të drejtë të ketë kontakte personale me të bijën.

Ajo, gjithashtu, nuk ka të drejtë të afrohet në distancë prej 100 metrash shtëpisë së të dashurit të saj, as edhe kolegëve të saj të punës si dhe vendit ku ajo punon.