SHPËRNDAJE

Përderisa studimet e psikologjisë nuk janë lehtësisht të lexueshme për të gjithë, rezultatet e fituara mund të përdoren në jetën e përditshme dhe t’ju ndihmojnë për të rritur motivimin tuaj, për t’u bërë një komunikues më i mirë, për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe për të udhëhequr një jetë më të shëndetshme.

Këto janë disa nga zbulimet e çuditshme psikologjike që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten dhe botën rreth jush:

 

1. Vetëbesimi është më i rëndësishëm se pamja.
Studime të shumta tregojnë se për meshkujt, vetëbesimi dhe të qenurit përkrahës është më e rëndësishme se të jesh i bukur.

2.Burrat dëgjojnë gratë vetëm për 6 minuta.
Është fakt: burrat kanë dëgjim selektiv! Ata mund të dëgjojnë me vëmendje partnerët e tyre femra vetëm për 6 minuta, ndërkohë që kjo kohë është edyfishuar në 15 minuta kur ata bisedojnë me miqtë e tyre meshkuj.

3. Shkrimi i mendimeve tuaja redukton stresin.
Studimet kanë treguar se nëse shkruani në lidhje me përvojat tuaja traumatike, përmirëson gjendjen tuaj emocionale, zvogëlon ankthin dhe ju ndihmon të shpërbëreni nga një ngjarje depresive e jetës.

4. Ju mund të bindni veten se keni fjetur mirë.
Nëse arrin të bindësh veten se ke pushuar mirë gjatë natës, atëher edhe energjia juaj do të rritet, madje edhe nëse nuk keni fjetur mirë.