SHPËRNDAJE

 

“Pa vendosur PDK-ja, s’mund të vendoset për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka shtuar se kjo parti nuk është e interesuar tash për tash që vendi të shkojë në zgjedhje dhe këtë ka thënë se nuk mund ta bëjë LDK-ja.

“Jemi partia më e rëndësishme në vend, normalisht se ne vendosim për zgjedhje”, ka thënë Krasniqi. Ai ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk mund të mbesë përherë peng i Listës serbe sa i përket ndryshimit kushtetues për transformimin e FSK-së në ushtri.

Krasniqi deklaroi se opsion i fundit mbetet ndryshimi përmes ligjit, ndërsa ka thënë se duhet të binden edhe ndërkombëtarët se ndryshimi kushtetues është i pamundshëm, duke parë rezistencën e Listës serbe.

Sipas tij, koalicioni qeverisës po dëshiron të ketë konsensus të gjerë politik sa i përket dialogut me Serbinë, Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transformimit të FSK-së në FAK, e për çështjet të tjera që lidhen me integrimin evropian dhe reformën zgjedhore. Krasniqi theksoi se platforma e Veselit lidhet me platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.