VIDEO/ Marrëdhënie seksuale kundrejt 100 eurove! Trafikantja shqiptare gjente vajza të mitura dhe u prezantonte klientë grekë

0
32

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas drejtorisë anti trafik të policisë Greke,në pranga ka rënë Lorela Kapaj e datëlindjes 1993,Stefanos Nestoras 1990,Dhorgjiaqis Petros 1969,pasi akuzohen se kanë trafikuar 15 vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Policia thotë se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimish kryen disa herë  marëdhënie seksuale me të miturat,veç dhe në grup,e në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marëdhenie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejtë shumave të parave.

Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të  faqeve interentike ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat,ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejtë përfitimit ekonomik.


Top Channel