SHPËRNDAJE

Shkupi sot ka praktikuar siguri maksimale duke përfshirë institutin policor të pozicionuar në rrugët kryesore, e helikopter që fluturojn pa ndalesë mbi kryeqytet.
Ky nivel i lartë i sigurisë është ndërrmar nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rast të mbledhjes së liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni. Në mbledhje marrin pjesë presidentët e vendeve nga rajoni, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Procesi Bërdo-Brion ka për qëllim integrimi e tërësishëm të vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian, stabilizimin e gjendjeve në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Në këtë proces pritet gjithashtu prania e presidentëve të Shqipërisë, Ilir Meta, kryesuesi me Presidencën e BeH-së Bakir Izetbegoviq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq.