SHPËRNDAJE

Shkalla e punësimit në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2017 është regjistruar me 53,5 për qind, kurse ai i papunësisë 7,6 për qind, ndërkohë që shkalla më e lartë e papunësisë është regjistruar në Maqedoni me 22,4 për qind.

–Papunësia më e madhe në Evropë gjindet në Maqedoni.

Shkalla e papunësisë për vitin 2017 te popullsia e moshës 15-74 vjeçe në 28 shtetet anëtare të BE-së u regjistrua me 7,6 për qind. Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka variuar nga 2,7 për qind në Islandë deri në 22,4 për qind, që është shënuar në Maqedoni.