SHPËRNDAJE

Dhëmbët e bardhë janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë.

Ka shumë mënyra për zbardhjen e tyre, duke filluar nga procedurat mjekësore te dentistët e deri te të ngrënit ushqime që e ndihmojnë zbardhjen e dhëmbëve.

Dentistët preferojnë mollët, karotat, dardhat e dredhëzat si ushqime të cilat do të ju ndihmonin t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Mollët kanë fibra të cilat ju ndihmojnë që t’i zbardhni dhëmbët dhe t’i eliminoni bakteret nga goja.

 

Dhëmbët si shumë pjesë të tjera të trupit (thonjtë, gjuha etj) mund të jenë gjithashtu tregues të shëndetit .

Në mungesë të higjienës orale, bakteret do të gjejnë mjedisin e përshtatshëm për t’u zhvilluar dhe kjo mund të çojë në zhvillimin e inflamacionit apo infeksionit të mishrave të dhëmbëve.

Formimi i pllakëzave nga ushqimet dhe bakteret mund të veshë dhëmbët me një shtresë më ngjyrë dhe kjo mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve. Ndërsa mjekët rekomandojnë pastrime profesional çdo gjashtë muaj, ne do t’ju tregojmë 3 mënyra natyrale si të pastroni dhëmbët nga gurëzat dhe pllakëzat.

Uthull molle

Ajo që duhet të bëni është të lagni furçën e dhëmbëve në një gotë me uthull molle të bardhë dhe me të të fërkoni dhëmbët, Nuk mund ta bëni më shumë se një apo dy herë në jave sepse acid ii uthullës së mollës mund t’ju dëmtojë smaltin.

Sodë buke

Përzieni pak sodë buke me kripë deri sa të formohet një pastë (spërkateni me dy pre pika ujë) dhe me këtë masë lani dhëmbët tuaja. Rezultatet do t’i shihni brenda 3 javësh.