SHPËRNDAJE

Goditjet nëpër cepat e mobiljeve apo dëmtimet e venave të gjakut, mund të na lënë me shenja aspak të këndshme, dhe ajo që askush nuk do është që kjo shenjë të kalojë nëpër fazat e ngjyrave të ylberit! Nga e kuqja, në ngjyrën vjollcë e më pas si e verdhë e jeshile, të gjithëve u ka ndodhur kjo gjë të paktën një herë!

Ndonëse makeup-i mbulon çdo defekt apo shenjë të lëkurës, hematomat pas një incidenti janë thuajse të pamundura për t’u mbuluar. Përdorimi i ushqimeve të mëposhtme do të zbehë shenjat shumë më shpejt nga se mendoni.

Kastraveci, lëngu i limonit, banania, lëngu i qepës, uthulla dhe mjalti, kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Të pasura me vlera ushqyese dhe vitamina, këto produkte promovojnë qarkullimin e gjakut duke ushqyer qelizat e dëmtuara dhe si pasojë plaga do shërohet më shpejtë.

Ajo që duhet të bëni është thjesht të mbuloni plagën me një nga ushqimet e mëposhtme (nuk kërkohet t’i përzieni bashkë) Lëkurën duhet ta mbështillni me një fasho dhe ta lini ashtu për disa orë. Procesi duhet përsëritur disa herë në ditë derisa të shihni përmirësim të shenjës.