SHPËRNDAJE

Stina e verës është në prag të derës: Një valë oksigjeni dhe mirëqenieje në gjendje të favorizojë prodhimin e vitaminës D dhe jo vetëm: në mesin e benefiteve të dritës së diellit numërojmë edhe stimulin për një vitalitet intensive, në gjendje të zgjojë metabolizmin dhe të përmirësojë gjendjen shpirtërore. Ja disa këshilla dhe metoda natyrale për të përgatitur lëkurën tuaj për verën.

Përgatitja e lëkurës për diellin

Kremi i vjetshëm i diellit? Hidheni poshtë! Është koha e duhur për të rinovuar rutinën e bukurisë: Hidhini pa keqardhje produktet e skaduara dhe konfeksionet e hapura. Ndonjëherë na kap mania për të blerë produkte të cilat në të vërtetë s’para i përdorim, por pastaj i lëmë në pluhurin e sirtarit pa u kujtuar më për to! Projektonin një buxhet për produktet për të cilat ka vërtet nevojë lëkura dhe përqëndrohuni tek cilësia: lexoni etiketat, përdorni një tester, verifikoni reaksionet në epidermë dhe bëni një zgjedhje inteligjente bazuar në fototipin tuaj.

Asnjëherë mos e ekzagjeroni me nxirjen: rreziku janë njollat dhe plakja e parakohshme. Ndiqni dëshirat e trupit kur bëni banja dielli, zgjidhni mjedise natyrale me gjelbërim pranë, oksigjen e jod, një ritual i shkëlqyer për trupin e mendjen. Në mëngjes ose në fund të ditës janë momentet më të mira për ju dhe fëmijët për t’u ekspozuar nën rrezet e diellit.

Gabimet që duhen shmangur

Shpesh tentojmë ta nënvlerësojmë ndikimin që ka dielli i parë i stinës, por në fakt ekspozimi i menjëhershëm ndaj rreze ultravjollcë mund të ketë një efekt traumatik të vërtetë. Ja pse ekspertët rekomandojnë një mbrojtje adekuate ndaj diellit edhe në qytet, ku ekspozimi i pavullnetshëm ndaj diellit, së bashku me smogun, rrezikojnë t’i bëjnë dëmtimet edhe më serioze.

Përgatisni lëkurën për diellin me një regjim ushqimor strategjik dhe një mbrojtje të përshtatshme dhe fondamentale, por pa harruar detajet e vogla të rutinës sonë të bukurisë. Sytë? Shmangni rrudhosjen e mimikës së syve. Kapelet dhe syzet e diellit jo vetëm reduktojnë efektin e ‘këmbëve të pulës’, por mbrojnë edhe kundër kunjuktivitit dhe thatësisë së syrit. Zgjidhni lente me të cilat duhet të ndiheni patjetër komode: për shembull ngjyra kafe është veçanërisht çlodhëse për sytë.

Evitoni ekspozimin në orët e mesditës dhe bëni kujdes nga vajrat, kremrat ose vajrat esencialë me bergamot, limon, mandarinë ose portokall: produktet me agrume kanë një veprim fotosensitiv dhe për këtë arsye duhen shmangur para ekspozimit në diell.