Veturat me targa RKS në rrugët e Luginës, Mustafi: Këmbëngulje, vendosmëri dhe reciprocitet – Telegrafi

0
52

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se shumë vetura me targat e RKS po qarkullojnë nëpër rrugët e Luginës.

Në një postim në Facebook, Mustafi ka shkruar “këmbëngulje, vendosmëri, reciprocitet…dhe një dashuri që s’kufizohet nga kufijtë”.

“Ajo që bëhet më e bukur kur Kosova shfaqet në çdo skaj të Luginës. Më shumë Kosovë në Luginë!”, ka shkruar më tej ai.

Ndryshe, më 25 dhjetor Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj dhe vendimi nisi së zbatuari më 1 janar të vitit 2024.

Ndërkaq më 4 janar, Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë. /Telegrafi/