SHPËRNDAJE

Që nga ekzistenca e njerëzimit ka filluar të shfaqet edhe nevoja për informim.
3 Maji është një ditë e cila shënohet për sensibilizimin e botës për lirinë e shtypit.
Sic thotë Umberto Eco “ duhet të luftojmë për lirinë cdo ditë”, pra jo t’a shenojmë një ditë dhe të mjaftohemi me të.
Profesioni i gazetarisë nuk është profesion i zakonshëm , sepse ky profesion në vete ngërthen rrezikshmerinë, presionin e kohës dhe të njerëzve.

Shoqëria jonë kërkojnë që të kenë informim të drejtë dhe korrekt, kjo arrihet vetëm në saje të medieve të lira. Kjo liri e medieve mund të jetë shtyllë e rëndësishme për funksionimin e shoqërisë demokratike.
Në demokraci , mediat janë ‘zëri’ i popullit për dallim nga diktatura ku mediat janë ‘zëri i pushtetit’ ” .
Për të qenë të pavarura dhe të lira , mediat duhet t’i përmbahen etikës dhe të punojnë në mënyrë profesionale, kështu do t’i shmangen edhe raportimit të njëanshëm e do të jenë plotësisht neutrale.
Për të pasur media të lira të cilat do të jenë me vetëdëshirën e tyre pro-interesave të publikut dhe jo pro-interesave personale të pushtetarëve, ato duhet të sigurojnë të ardhurat e tyre vetë në mënyrë që të arrijnë të jenë plotësisht të pavarura në dhënien e saktë të informacioneve të cilën publiku kanë të drejtë ta dinë.
Kështu mund të thuhet se me ekzistimin e mediave të lira, funksionon siç duhet edhe shoqëria demokratike që i bie se demokracia e një vendi matet në saje të demokracisë mediale.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë, që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.
Sa mirë që ekziston një datë e tillë, të paktën një herë në vitë kujtohet në mënyrë solemne kjo e drejtë e njeriut e veçanërisht e gazetarëve. Ditë që duhet të kujtohet duke protestuar për liri dhe të drejta dhe jo duke festuar .

Shkruan: Eljesa Behluli, studente e Departamentit të gazetarisë