SHPËRNDAJE

Drejtorja e Përgjithshme i YouTube, Susan Wojcicki, thotë se 1.8 miliardë përdorues të regjistruar po shikojnë video në platformë çdo muaj, duke mos llogaritur ata që shikojnë pa një llogari.

Wojcicki njoftoi këtë lajm në prezantimin e Brandcast të YouTube tek reklamuesit, së bashku me disa nga sukseset më të rëndësishme të vitit si rekordi i Beyoncé-it, 41 milion shikime të livestream në Coachella dhe video e “Despacito” duke kaluar 5 miliardë shikime muajin e kaluar. Kompania njoftoi më parë se kishte 1.5 miliardë përdorues të regjistruar mujor në mes të vitit 2017.

Wojcicki ka përdorur eventin Brandcast për të adresuar në mënyrë të pjesshme disa prej problemeve që YouTube ka hasur, duke përfshirë pyetje mbi videot e papërshtatshme për fëmijë si edhe teoritë e konspiracionit në platformë.

“Ky është ndikimi i një platforme të hapur: ai sjell botën në mënyra që nuk ishin të mundshme më parë. Por ne e kemi parë gjithashtu se me këtë zgjerim vjen sfida, pasi disa janë përpjekur të përfitojnë nga shërbimet tona “, tha Wojcicki. “Është shumë e rëndësishme për mua dhe për të gjithë në YouTube që ne të rritemi me përgjegjësi.”

Wojcicki përmendi ndryshime si një opsion për fëmijët e YouTube për videot e kuruara nga individë profesionistë dhe një premtim për të punësuar 10,000 moderatorë – diçka që duket të jetë akoma në zhvillim e sipër. “Nuk ka një playbook për mënyrën se si veprojnë platforma në nivelin tonë”, tha Wojcicki. “Por mënyra që mendoj është se është e rëndësishme që ne jemi në anën e drejtë të historisë”.