30.9 C
Presevo, Serbia
14.08.2018
Ballina Shëndetësi Të mirat që sjell kosi i përgatitur në shtëpi

Të mirat që sjell kosi i përgatitur në shtëpi

SHPËRNDAJE

 

Specialistët nënvizojnë rëndësinë e konsumimit të qumështit dhe kosit. Ata pohojnë se kosi i përgatitur në shtëpi është një mbrojtës i mirë ndaj sëmundjeve.

 

Duhen kërkuar rrugë alternative për ta mësuar fëmijën me kosin dhe për ta bërë këtë mund të përdoren pekmezi, mjalti dhe frutat.

Kosi i zënë në shtëpi është më efektiv se kosi i gatshëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve.

Duke marrë parasysh faktin se fëmijët janë në një proces rritjeje dhe zhvillimi, atyre u duhen ndaluar pijet e gazuara. Dhalli zëvendëson shumë mirë konsumimin e pijeve të gazuara duke nënvizuar vlerat e kosit i cili është lënda bazë e saj.

Ka vende të ndryshme në Evropë dhe SHBA të cilat e konsumojnë kosin si një vakt më vete për një jetë më të shëndetshme. Ndërsa te ne kosi preferohet të konsumohet në shoqërinë e ndonjë gjelle.

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në mësimin e fëmijëve me konsumimin e kosit. Ai është një burim i mirë proteinash dhe ka një strukturë e cila është burim kalciumi dhe një masë mbrojtëse ndaj infeksioneve të zorrëve dhe atyre urinare.

Për të mësuar fëmijët me kosin mund të përdorni frutat, mjaltin ose pekmezin.

Fara e kosit e përdorur në fabrikë nuk është e njëjtë me atë të shtëpisë. Por duke marrë parasysh faktin se brezi i ri sa vjen e largohet nga tradicionalja dhe nuk ia ka idenë sesi zihet kosi, ne nuk i themi “jo” kosit të gatshëm.

Krahas kësaj, konsumimi i qumështit nga fëmijët është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Veçanërisht fëmijët mbi 7 vjeç duhet të pinë të paktën dy gota qumësht në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para se të flenë.