SHPËRNDAJE

Gazetari i “El Chiringuito de Jugones” ka bërë të ditur se Ronaldo do të jetë gati për finale e Ligës së Kampionëve, i cili u dëmtua në “Camp Nou” në barazimin 2-2 me Barcelonën.
Edu Aguirre, gazetar dhe shok i Cristiano Ronaldos, në “El Chiringuito de Jugones” ka deklaruar mbrëmë pas ndeshjes në “Camp Nou” se Cristiano Ronaldo nuk është i brengosur për lëndimin dhe se do të luajë 100% në finale të Champions League.

“Cristiano ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë. Ai është zero i preokupuar. Nuk brengoset, është i qetë”, tha ai.

“Është e vërtetë se nuk e ka këmbën mirë, por brenda 10 ditëve ai do të jetë 100 %”.

“Nuk do të luajë as kundër Sevillas e as në fundjavën e ardhshme, por Ronaldo do të luajë në finale të Champions League 100 %”, theksoi mes tjerash Aguirre.