SHPËRNDAJE

Kovacic dhe Bale – Reali ka ofruar dy lojtarë për Harry Kane.
Real Madridi është duke shpresuar në transferimin e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane. Për ta bindur klubin anglez që të heqë dorë nga Kane, Don Balon raporton se Los Blancos kanë ofruar Gareth Bale dhe Mateo Kovacic.

Reali ka nisur punën për të sjellë një sulmues në “Bernabeu” pas sezonit zhgënjyes të Karim Benzema, ndërsa Eden Hazard dhe Neymar – shihen si zëvendësuesit e mundshëm të Gareth Bale, gjithashtu dhe ky i fundit nuk po kalon një sezon të mirë.