100 ditë luftë! Demonstrata në Tel-Aviv, kërkohet rikthimi i pengjeve

0
37

Janë mbushur 100 ditë nga momenti kur Hamasi nisi një ofensivë të përgjakshme ndaj Izraelit.

Në Telaviv me mijëra njerëz u mblodhën për të kujtuar sulmin e 7 Tetorit,  nga ku nisi ajo që tashmë njihet si lufta Hamas-Izrael.

Pamjet e vrasjes të rinjve izraelit dhe marrja e tyre peng nga një festival prodhoi një reagim të fortë nga Izraeli duke ndërmarrë një ofensive bombardimesh nga ajri në Gaza.

Ofensiva ajrore dy javë më pas u shoqërua nga futja e forcave tokësore në Gaza nga ku  zbuluan me qindra tunele baza të Hamas.

Izraeli thotë se si pasojë e kësaj ofensive ushtarake Hamasi është dobësuar maksimalisht deri në pamundësinë e organizimit të sulmeve në veri të Gazas.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Palestineze e kontrolluar nga Hamas, nga sulmet janë vrarë më shumë se 23.000 palestinezë.

Tanimë 85% e Gazas është e pabanueshme.

Megjithëse një numër pengjesh në duart e Hamasit janë liruar shumë të tjerë për plot 100 ditë vijojnë të jenë nën kontrollin e militantëve palestinez të Hamas.

BBC thotë se “E ndërsa ushtria izaelite e vijon operacionin ushtarake ndaj fronteve të Hamasit në qendër dhe Jug të Gazas, dita e përfundimit të luftës është e largët”.

Izraeli e ka bërë të qartë se lufta nuk do të përfundojë deri në momentin kur Hamasi të jetë mundur përfundimisht.


Top Channel