SHPËRNDAJE

Liverpool është duke kërkuar rritjen e aseteve në mesfushë dhe Khedira për ta konsiderohet një opsion
Vet mesfushori kishte shprehur simpatinë e tij për të luajtur në Premier Ligën angleze dhe kjo nuk ka shkuar pa u vërejtur nga drejtuesit e Reds, të cilët e shohin këtë edhe si një mundësi të mirë pasi që Emre Can të kalon në Juventus.

Sipas tabloidit The Sun, Can pritet që ti bashkohet Serie A në fund të këtij sezoni pasi që i skadon kontrata me Liverpool, edhe pse ende asnjë marrëveshje nuk është paralajmëruar në mes të Can dhe Juventusit.

Arritja e tij bën që Juve ta lë njërin prej mesfushorëve të largohet e Khedira i prin kësaj liste gjë që ka vënë në alarm të kuq Liverpollin.