SHPËRNDAJE

U mendua se Andres Iniesta do të luante në Kinë, por negociatat kanë dështuar.Legjenda e Barcelonës do të luajë për tre sezonet e ardhshme në ligën japoneze, përkatësisht në skuadrën e Vissel Kobes, në pronësi të Hiroshi Mikitani, CEO i Rakuten, kompania që sponsorizon Barcelonën.

Marrëveshja, e cila do të bëhet zyrtare në fund të këtij sezoni, do të lidhë mesfushorin e Fuentealbilla me ekipin japonez për tre sezone, ku spanjolli do të arkëtojë 25 milionë euro për çdo vit.

Fati i Iniestas u zbulua nga revista Cadena SER, e cila shtoi se marrëveshja përfshin krijimin e një qendre trajnimi lojtarësh duke ndjekur parimet e La Masias, e cila do të mbikëqyret nga teknikët e FC Barcelonës dhe do të ketë imazhin publik të Iniestas.