SHPËRNDAJE

Sipas Cadena SER, Barcelona ka informuar Atletico Madridin se ata do ta paguajnë klauzolën e lirimit të Antoine Griezman prej 100 milionë eurosh dhe lojtari do të jetë i Barcelonës sezonin e ardhshëm
Josep Bartomeu është takuar me presidentin e Atletico Madridit, Enrique Carezo, gjatë këtyre ditëve dhe e ka njoftuar atë se ata do të paguajnë klauzolën e lirimit të Griezman prej 100 milionë eurosh, pasi që Atletico kishte refuzuar ti përgjigjet Barcelonës për ta negociuar çmiminm.

Madje sipas Cadena SER, Carezo kishte shpresuar që të bisedonte për rinovim të kontratës me francezin por këtë duket se nuk do ta lë Barcelona.

Kështu, Bartomeu e ka njoftuar Carezon se do të paguaj 100 milionë euro klauzolën plus edhe TVSH’në që ai të lirohet nga Atletico.

Griezman para disa muajve kishte thënë se dëshiron që e ardhmja e tij në Atletico të sqarohet para Botërorit në Rusi, ku lojtari do të udhëtojë me Francën.