SHPËRNDAJE

Qendra për punë sociale në kuadro të projektit të qëndrimit ditorë sot mirëpriti profesoreshën Ardita Devolli e cila dha kontributin e saj, në mënyrë që Qëndrimi Ditorë të avancohet në nivelin që projekti e meriton.

Studentët e Universitetit të Prishtinës, dega e edukimit, me anë të një donacionit modest e simbolikë kontribuan në përkrahje morale për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Drejtori i Qendrës për punë Sociale, Liridon Latifi në mënyrë faleminderimi shpërndau mirënjohje për profesoreshën Ardita Devolli, dekanin e Universitetit z. Ethem Qeku dhe për grupin e Studentëve.

” Qëllimi i këtij evenimenti është vetëdijësimi i qytetarëve në lidhje me këtë kategori të nxënësve, mesazhi ynë është që të kontribohet në mënyra të ndryshme dhe të shpenzohet sado pak kohë me ta” – është shprehur për presheva.com profesoresha Ardita Devolli.

Universiteti i Prishtinës ka shprehur gadishmëri të bashkëpunoj me Qendrën Sociale, në lidhje me kërkesën që ata  kanë dërguar për mjete didaktike e instrumente muzikore. Nëse ështe e nevojshme edhe për mjete tjera edukativo-arsimore./presheva.com/