SHPËRNDAJE

Garat e recitimit janë ndihmesë që fëmijët të adaptohen me skenën e artit dhe të në të ardhmen të plotësohen për profesionalizëm.

Shtëpia e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” në bashkëpunim me biblotekën “Mehmet Jusufi” organizuan sot garat e recituesve të ciklit të lartë, ku dhe përzgjodhën 12 nxënës që do të përfaqësojnë Komunën e Preshevës në garat regjionale.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, z.Valon Nuhiu, shpreson që vitin e ardhshëm këto gara të kenë vëmendje edhe më të madhe.

Nxënësit treguan zotësit dhe aftësit e tyre gjatë kësaj gare dhe vendet e para u shpërblyen me set librash, dhurat kjo nga ana e biblotekës “Mehmet Jusufi”. Në këtë eveniment nuk munguan as mirënjohjet për nxënësit dhe jurinë gjithashtu.

Lista e nxënësve të kualifikuar për gara regjionale:

12. Suela Miftari; 54 pikë .

11. Alma Neziri; 55.5 pikë.

10. Nderim Hajrullahu; 55.5 pikë.

9. Olta Abduli; 55.5 pikë.

8. Shkurte Sylejmani; 56 pikë.

7. Arbenita Hafizi; 56.5 pikë.

6. Besmira Ahmeti; 58.5 pikë.

5. Eljesa Halili; 58.5 pikë.

4. Flamure Shabani; 58.5 pikë.

3. Elza Hasani; 59 pikë.

2. Blerina Aliu; 60 pikë.

1 Vjosa Memeti; 61.5 pikë. /presheva.com/