SHPËRNDAJE

PSG ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp pasi që shumica e mediave nëpër Europë kanë shkruar se Neymar pritet që të transferohet në Real Madrid gjatë verës
Por, sipas hierarkisë së klubit dhe presidentit të PSG, këto thashetheme janë një produkt i interesave të njerëzve që qëndrojnë për të fituar miliona. Në fakt, skuadra franceze ka thënë se një lloj të tillë të presionit e kanë pritur për largimin e lojtarit të tyre.

Por, presidenti i klubit Nasser al Khelaifi është e patundur. Sipas tij, këto shkrime atë nuk e mërzitin fare pasi që ai nuk ka informacione që lojtari është i palumtur dhe se PSG nuk ka oferta nga asnjë klub dhe se nuk ka çmim për Neymarin.

“Për ne Neymar nuk ka çmim sepse nuk është në treg. Andaj janë qesharake lajmet se është arritur marrëveshje me ndonjë klub sepse këto shanse janë zero”.

Me gjerët gazeta madriliene Marca duke u thirrur në burime kishte shkruar se babai i Neymar, që është edhe agjent i tij, është duke punuar për ta larguar atë nga skuadra franceze.

Por, në fakt Neymar është parë në rrjetet sociale duke festuar me shokët e tij triumfin e PSG në Kupën e Francës. PSG po ashtu ka mohuar edhe këtë lajm pasi që sipas tyre ata nuk kanë marrë asnjë lajm nga babai i Neymar për një dëshirë të lojtarit për tu larguar.

Po ashtu, asnjë zyrtar i Los Blancos nuk i ka kontaktuar për t’u interesuar për lojtarin.PSG: Neym