SHPËRNDAJE

Ai kurrë nuk u ndal së kënduar dashurisë, pasi siç ka thënë vetë “ajo e mban gjallë shpirtin e njeriut”.

Edhe kësaj radhe këngëtari i madh Sabri Fejzullahu ka sjell një projekt muzikor që për tematikë ka dashurinë.

“AiSHA Dashnia”, titullohet kënga më e re e 70-vjeçarit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video mjaft të veçantë.

Në fakt, për këtë këngë ai bashkëpunoi me Magic4, të cilin këngëtarin e solli të freskët si gjithmonë.

Theksojmë se tekstin e ka shkruar Marseli, i cili është pjesë e Magic4, ndërsa muzika u punua nga Pirro Çako.

Ndryshe, Fejzullahu do të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim.