SHPËRNDAJE

Neymar e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Ligue 1.
Neymari është shpallur lojtari më i mirë në Francë për sezonin 2017/18.

Sulmuesi i PSG-së edhe pse nuk ka luajt në dy muajt e fundit për shkak të dëmtimit, ai ka pasur një sezon mbresëlënës, duke shënuar 28 gola në 30 ndeshje, derisa ka dhuruar edhe 19 asiste.

26 vjeçari brazilian e pranoi çmimin nga legjenda, Ronaldo Nazario.

Kurse shoku i skuadrës, Mbappe, e fitoi çmimin si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Francë.