SHPËRNDAJE

Ndërsa ne mplakemi, arteriet tona karotide që kalojnë nga truri në zemër gradualisht bllokohen me depozitat yndyrore të pllakave në një proces të njohur si arteroskleroza. 

 

Ngushtimi dhe ngurtësimi i arteries që kufizon rrjedhjen e gjakut dhe furnizimin e oksigjenit në tru rrit rrezikun e mpikëjes së gjakut që mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në zemër ose në tru.

Studimi i ri zbuloi se efektet e fibrilimit atrial dhe sëmundjes së arteries karotide kombinohen dhe kufizimi që rezulton në rrjedhjen e gjakut në tru rrit rrezikun e demencës.

Hulumtuesja klinike Victoria Jacobs nga Qendra Mjekësore Intermountain në Salt Lake City SHBA thotë se ekipi i studiuesve ka studiuar lidhje midis fibrilimit atrial dhe demencës.

“Këto të dhëna theksojnë nevojën e vazhdueshme të mjekëve për të monitoruar dhe kontrolluar pacientët si për sëmundjen e arteries karotide ashtu edhe për fibrilizimin atrial, sidomos pacientët që kanë faktorë rreziku të ndonjërës nga sëmundjet”, tha ajo.

Sëmundja e arterieve karotide është një shkak kryesor i sulmeve në tru, duke përbërë rreth një të pestën e të gjitha rasteve në Britani të Madhe.

Fibrilacioni atrial është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës, duke prekur rreth një milion britanikë.

Në përgjithësi ajo prek mbi moshën 65-vjeçare dhe është problem i zakonshëm te pacientët me presion të lartë të gjakut, arterosklerozë ose problem me valvulat e zemrës.

Ritmi jonormal i zemrës shkakton grumbullim të gjakut dhe mpiksje në zemër, dhe kur këto mpiksje të gjakut lirohen, ato mund të shkaktojnë sulm.

Faktorët e rrezikut janë të ngjashëm me fibrilacion atrial dhe me sëmundjen e arteries karotide dhe përfshijnë moshën, peshën, hipertensionin, kolesterolin e lartë dhe diabetin. Pirja e duhanit gjithashtu mund të rrisë rrezikun.

Gjetjet janë prezantuar në sesioni e 39-të vjetor shkencor Rhythm Society në Boston.