SHPËRNDAJE

Vitet 2000-2001 e bën çdo shqiptar në Kosovë Lindore të ndjehet mu ashtu siq është si autokton në tokën e tyre arbërore, nga këta pishtar të pashuar që për disa muaj ligjëruan shqip në trojet tona dhe na mësuan të e duam veten, atdheun dhe lirinë. Shikuar në kontekstin historik maji për Luginën është një e kaluar e lavdishme e historis së popullit shqiptar, që ngërthen në vete vujtje por mbi të gjitha krenarin, pasi që gjat viti 2000-2001 u zhvilluan disa beteja frontale në mes të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanocë dhe Medvegj, UÇPMB-së dhe okupatorit serb.

Në rrethanat politike të kohës lindi kjo ushtri çlirimtare shqiptare nga bijt dhe bijat më të mira të kombit shqiptar që i treguan botës se dimë dhe duam edhe ne lirim si çdo popull tjeter i lirë.
Në majin e lavdis për Luginën janë të rëndësishme këto ngjarje pasi që në altarine liris ranë disa dëshmor të kombit si: Bardhyl Osmani, Shaban Ukshini, Kastriot Arifi, Sami Ukshin…pastaj zgjerimi frontal i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanocë dhe Medvegj, UÇPMB-së me një territor më të gjërë, si dhe nënshkrimi i marrveshjes së Konçulit.

Këta pishtar të liris që e ëndërronim dhe e dëshironim tani më janë në zemrat tona mendjet tona, frymën tonë dhe janë udhërrëfyes për të ardhmen se si duhet të kërkohet lirija jonë. Dhe mjafton të rikujtojm nëpër mëndjet tona dhe tek brezat e rinj, thënjen e dëshmorit të kombit Bardhyl Osmanit ku thoshte në mes të betejave “Gëzohem qe i takoj një gjenerate, që po e dinë, se pa liri nuk ka asgjë”