Detaje nga aksidenti i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Parakalimi i gabuar i kushtoi jetën 32-vjeçarit, zbulohet identiteti i viktimës

0
35

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e trefishtë të ndodhur këtë mëngjes në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Shkak për aksidentin dyshohet se është parakalimi i gabuar i kryer nga një mjet tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova i identifikuar si Gëzim Rizani 32 vjeç.

Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin kokë-terheqës i drejtuar nga Agur Rezuli i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.

Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda” u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.

Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32 vjeç, ndërsa kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar me aparat ‘Drwger’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool.


Top Channel