SHPËRNDAJE

” Pamjet e shfaqura gjatë seancës që u zhvillua dje në Kuvendin Komunal janë pasqyrimi i një opozite të verbruar nga ego. Kërcnimet nga ana e dr.Skender Destanit po anashkalohen nga mediat në mënyrë të vazhdueshme. Ardita Sinani publikisht nënqmon punëtorin e administratës komunale me kuadro profesionale, e z. Ragmi Mustafa me krenari kërcnon për prishje të kuvendit komunal ” është shprehur kryetari Shqiprim Arifi.

Ai beson se ishte i obliguar të dalë jashta temës, ku dhe njëkohsisht ka pranuar se ka qenë jashta rendit të ditës, pasi opozita ka kaluar kufijtë brenda këtyre mujave dhe ka shqetësuar shumë qytetar me shpifje dhe ka trazuar qetsinë sociale.