SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Komunal z. Sami Salihu beson se opozita është përqendruar më shumë kundrejt hutimit të qytetarëve duke shpikur propaganda të llojit të ndryshëm. Ndërrimet e shpeshta qeveritare brenda dy viteve të fundit, kanë influencë të madhe tek qytetarët dhe ata akoma janë konfuzë dhe skeptikë kundrejt kësaj qështje. z.Salihu shprehet se opozita me vetëdije të plotë po fokusohet në këtë drejtim, dhe po manovron në mënyrë brutale me qytetarët.
Ai thekson dhe qartëson për qytetarët se kualicioni është stabil dhe do të mundohen që së bashku brenda mandatit të caktuar ti përfundojnë obligimet të cilat si parti politike ja kanë premtuar qytetarëve.