Shënoi gol në fitoren e Lille, Zhegrova pjesë e formacionit të javës në Ligue 1 – Telegrafi

0
54

Edon Zhegrova ka vazhduar me paraqitje fantastike në elitën e futbollit francez Ligue 1 me fanellën e Lille.

Sulmuesi kosovar ka gjetur sërish golin këtë javë, kësaj radhe në fitoren bindëse të Lille 3-0 ndaj Lorient.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, kur Zhegrova depërtoi bukur nga krahu i djathtë dhe me një gjuajtje të fortë me të majtën realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Ylli dardan kishte notë të lartë 8,4 dhe ishte ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë në xhiron e 18-të në Ligue 1.

Sofa Scora e ka vendosur reprezentuesin kosovar në formacionin e javës në Ligue 1, ku në të janë edhe yjet si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele apo Marquinhos. /Telegrafi/