SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës për herë të parë në historinë e saj do të pajiset me park, i cili do të vendoset në kompleksin rekreativ mes shkollave tona dhe stadiumit të qytetit.

Perveç hapësirave rekreative, njëkohësisht qytetarëve tanë do t’iu mundësohen hapësira për parkingje, me qëllim të zgjidhjes së kaosit në trafikun brenda qytetit.

“Jemi duke punuar intensivisht për të rregulluar edhe parqe tjerë në qytet dhe vebdbanime, për t’i ofruar fëmijëve, nënave, të rriturve e të moshuarëve, hapësira për të kaluar kohen e lirë, në ambient të hapur e të rregulluar.” ka shkruar kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.(presheva.com)