SHPËRNDAJE

Sulmuesit tinejxher beson se ish trajneri i Borussia Dormund do të përshtatet shumë shpejt tek kampionët e Ligue 1
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe beson se trajneri i ri i klubit Thomas Tuchel pasi që ndan mentalitet te futbollit sulmues ashtu sikurse klubi.

“Jam përballur me të me Monacon në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai për Le Parisien. “Skuadrat e tij luajnë ashtu sikurse bën PSG, futboll sulmues, ne kemi po ashtu lojtarë që e duan këtë lojë kështu që bazat janë të mira që në fillim”, tha Mbappe.

“Ky është një kapitull i ri në librin e Paris Saint – Germain. Para tij ishte Unai Emeri dhe ai përfundoi kontratën e tij. Tani është Thomas Tuchel i cili do ta hap kapitullin e ri. Klui nuk ka ndryshuar, vetëm trajneri ka ndryshuar dhe nëse ai ka ardhur këtu ka ardhur me ambicie të qarta si menaxher. Nuk e kam takuar. Por mendoj që do ta takojë dhe se ne do të kalojmë shumë kohë se bashku”.