SHPËRNDAJE

Duket se Bleona nuk është as e para dhe as e fundit që bën një veprim të tillë edhe pse shkaktoi reagime të shumta dhe debate në rrjetet sociale,

Së fundmi është këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, Rita Ora që ka kryer të njëjtën procedurë para 6 vitesh.

Gjatë një interviste për ‘Daily Mail’, këngëtarja tha se, dëshiron të ketë një familje të madhe në një të ardhme, ndërsa zbuloi se ka ngrirë vezët në moshën 20-vjeçare.

“Ka qenë propozimi i mjeku tim të familjes. Ai më tha kur isha 20-vjeçe se është mosha e duhur për të ngrirë vezët, pasi isha e shëndetshme dhe nuk duhet të shqetësohesha më vonë për këtë cështje”,- tha 26-vjeçarja.

Kujtojmë se shumë personazhe të njohur kryejnë procedurën e ngrirjes së vezëve për shkak të angazhimeve me karrierën dhe profesionin.