SHPËRNDAJE

Gjashtë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia janë në listën preliminare të Zvicrës për Kupën e Botës në Rusi.

Trajneri Vladimir Petkovic ka zbardhur listën prej 35 kandidatëve që janë ftuar disa ditë para fillimit të botërorit, ku në fund do të ftohen vetëm 23 futbollistë.

Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se lista definitive e pasagjerëve për Kupën e Botës do të shpallet më 4 qershor, dhe se përgatitjet fillojnë në Lugano dhe do të vazhdojnë nga 27 maj deri më 8 qershor.

“Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan gazeta serbe kurir.

Trajneri llogaritë në shqiptarët e Kosovës, Granit Xhakën e Arsenalit, Valon Behramin nga Udinese, Xherdan Shaqirin nga Stoke City dhe Albian Ajetin e St. Gallenin. Blerim Xhemaili i Bolognas dhe Admir Mehmedi nga Wolfsburg kanë lindur në pjesën shqiptare të Maqedonisë.

Pesë prej tyre pothuajse e kanë të sigurt që do të startojnë në formacionin bazë pos Ajetit, i cili nuk ka luajtur një lojë të vetme për ekipin e Zvicrës.

Ai ka ofertë prej Shqipërisë dhe Kosovës, që e kanë ftuar të jenë pjesë e tyre për eliminatoret e ardhshme. Zvicra dhe Serbia gjenden në grupin e njëjtë me Brazilin dhe Kosta Rikën.