SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik (PVD) është duke kaluar situatën më të vështirë që nga themelimi i saj. Riza Halimi kyetari i PVD-së që nga themelimi 28 vite më pare, ka manovruar këtë subjekt në humnerë politike ndërsa po përgaditet të hyjë në dekadën e dytë si parti opozitare së bashku me rivalin e tij “historik” Ragmi Mustafën e PDSH-së. Kjo shërben si risi në jetën politike të Luginës së Preshevës. Deri sa Halimi është bërë për kuriozitet në Ballkan si kryetar i parë dhe i vetëm i PVD-së në pothuajse tri dekada, ai ka siguruar tani më trashëgimin politike duke përzgjedhur Ardita Sinanin si kryetare e PVD-së dega në Preshevë. Edhe pse jo zyrtare, me gjitha gjasat Riza Halimi do të vendos Sinanin kryetare e ardhshme e PVD-së. Indikatorët për këtë supozim janë mëse të qarta, për herë të parë në historikun e PVD-së Riza Halimi ka lejuar që kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë të merrë një vend të rëndësishëm reprezentativ në politiken partiake të PVD-së kur dihet se gjerë më tani nuk i`u është i njohur për opinionin e gjërë as emri i kryetarit të degës së PVD-së në Preshevë.

Gjithashtu ishte Riza Halimi që përkrahi kandidaturën e Ardita Sinanit për këtë post edhe pse gjeri në ditën e fundit nuk kishte kandiduar për këtë funksion. Ndërsa Ardita Sinani për mentorin e saj Riza Halimi publikisht në Kuvendin Komunal në Preshevë muaj më parë ishte drejtuar kryetarit të APN-së (atëherë në opozitë) Shqiprim Arifi që sipas saj “kur të përmendet emri Riza, duhet të bëje AMIN”.

Ardita Sinani si kryetare e Komunës së Preshevës ka pasur një rezultat jashtëzakonisht të dobët në gjashtë mujorin e saj në krye të ekzekutivit të Komunës së Preshevës. Sinani ishte involvuar në shumë skandale politike, ndërsa opozita e atëhershme ka akuzuar atë edhe për involvime në afera korruptive. Ishte Ardita Sinani në pozitën e kryetarit te Komunës kur vajza e vëllaut të saj kishte përfituar bursa të studentëve edhe pse nuk i plotësonte kushtet duke manipuluar me të dhënat në aplikacionin si studente e vitit të dytë, dega Matematikë.

Ardita Sinani ka thyer një rekord edhe pse negativ, pasi është e vetmja e cila arriti që brenda gjashtë muajve në postin e kryetarit të ballafaqohet me dy lëndë në gjykatë duke u akuzuar për abuzim në shpërndarjen e subvencioneve për bujqësi dhe zhvillimin e ekonomisë së vogël. Deri sa në subvencionet për bujqësi është akuzuar për ndarjen e tyre tek militantët e partisë së saj PVD, në ndarjen e subvencioneve për zhvillimin e ekonomisë së vogël ishte përfituese edhe frizerka e saj me një shumë prej 1700 Euro. Kështu që Ardita Sinani nuk ka i ka ikuar asnjë skandali në këto gjashtë muaj të saj si kryetare e Komunës, për t`u deklaruar më në fund se Alexandar Vuçiq e ka larguar atë nga posti i kryetarit të Komunës.

Ardita Sinani së bashku me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare PDSH, kishte kundërshtuar organin e përkohëshem të Komunës së Preshevës, duke quajtuar atë organ i dhunshëm.
Ishte një turpërim publik kur kryetari i atëhershëm në detyrë Shqiprim Arifi, publikoi faktet se Ardita Sinani por edhe Ragmi Mustafa që bojkotonin organin e përkohëshem nuk janë edhe kundër rrogave që i marrin nga ky organ. Këtu ishte kredibiletiteti dhe integriteti i saj në Pikë-Pyetje, dhe mu për këtë Pikë-Pyetje ajo nuk ka çarë fare kokën ndonjëherë.

Kryetarja e PVD-së, dega në Preshevë Ardita Sinani kishte kapur postin më të lartë ekzekutiv të Komunës atë të Kryetarit mu përshkak ndihmës së LR-PDSH-së dhe Sami Salihut, ndërkaq që nga themelimi i koalicionit të ri qeverisës LR-PDSH me APN, Sinani ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Sami Salihu se ishte involvuar në konspiracione lidhur me “burime të zeza financiare” që kinse janë shërbyer për të larguar Ardita Sinanin dhe PVD-në nga pushteti.

Në rastin kur zëdhënësi i saj kishte fyer rëndë ish-komandantët e UçPMB-së, Sinani kishte shkarkuar atë nga posti ndërsa kishte vazhduar edhe më tej të paguaj rrogën e tij si zëdhënës. Politike demagogjike në praktikë.

Por mbi të gjitha, polemika agresive ndaj Ragmi Mustafës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2016 ishte epike. Atëherë ishte PVD-ja në opozitë në vitin e dymbëdhjetë me rradhë, ndërsa Ardita Sinani natyrisht së bashku me kryetarin “historik” të PVD-së Riza Halimi ishin të përqendruar kundër Ragmi Mustafës ish-kryetarit të Komunës dhe kryetarit të PDSH-së duke akuzuar atë për familjarzëm, korrupsion, tenderomani, oligarkizëm etj. Por nuk hezitoi të bashkëpunoj muaj më pas si opozitë me të dhe bile të dalë në “konferencë për media” para ndërtesës së Komunës me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa. Një pështyrje e rëndë ndaj gjithë elektoratit të PVD-së e cila pas çdo zgjedhjeve po zvogëlohet. Dhe kështu ka vazhduar duke themeluar koalicion qeverisës me APN-ë për të akuzuar më pastaj me biografinë e kryetarit të saj Shqiprim Arifi. Duke themeluar koalicion qeverisës me LR-PDSH-në dhe pastaj për të akuzuar atë se ka pasur interesim dhe bashkëpunim për t`u prishur ky koalicion. Nëqoft se i përshtatesh intersit të saj, je i drejtë në të kundërtën je UDBA, bashkëpuntorë i Sërbisë. Pra kështu ishte/është Ardita Sinani.

Menaxhimi i Ardita Sinanit në përgjithësi ishte i dobët ndërkaq prononcimet e saj nuk janë konzistente dhe shumë herë edhe shpifje dhe në raste të shumëta të spikatuara me konspiracione qesharake. Sinani nuk hezitoi që në një debat të emetuar në KTV të thotë se Nagip Arifi në kohën e zhvillimit të planit aksional në Komunën e Bujanocit nuk ishte anëtarë i PVD-së. Aspak nuk hezitoi të shpifë se kinse kryetari i Komunës Shqprim Arifi kishte bashkëpunim të ngushtë në Gjermani me kryetarin e odës ekonomike Gjeliq.
Reagimet dhe prononcimet e Sinanit janë të shtyera nga emocionet e saj dhe rrjedhimisht kështu nuk ka menjanuar asnjë “rast për Skandal” të cilët i`u janë servuar nga opozita gjegjësisht pozita e tanishme. Evidentuar ishte rasti kur Ardita Sinani në humbjen e rëndë të zgjedhjeve të fundit, postoi (pastaj më vonë kishte shlyer) në profilin e saj një qëndrim ku quajti elektoratin e APN-së “kafshë” me të edhe një pjesë të madhe të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Ky prononcim i saj i pamatur ishte objekt i shakave tek qytetarët disa ditë me rradhë në tërë Komunën e Preshevës por edhe gjetiu tek diaspora preshevare në Evropë. Kjo nuk do ti kishte ndodhur kurrë ndonjëherë mentorit të saj Riza Halimit apo bashkëpartiakut të saj Shaip Kamberi.
Pra me Ardita Sinanin PVD-ja vazhdon degradimin si subjekt politikë por edhe në humbje të ele-kotoratit të saj ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2017. Deri sa Halimi ka siguruar me Sinanin pushtetin e tij të ardhshëm në PVD, ai në të njejtën kohë ka prodhuar një “lidere” e cila ka një faturë të gjatë dhe të rëndë negative politike në Komunën e Preshevës. Pra një autopolitikë Riza Halimiane në formën më të keqe që është e mundur.

Për PVD që faktikisht ka nevoj për një fillim të ri, Sinani është sinonim i vazhdimit të politikës së Riza Halimit në 28 vitet e fundit. Subjektet tjera të cilët veprojn në Komunën e Preshevës nuk do t`i mungonte me (të përzgjedhurën e Riza Halimit) Ardita Sinanin e rastet për akuza në fushatat parazgjedhore. Kështu që me Sinanin, PVD-ja në opozitë mbetet vetëm paterica e PDSH-së, dhe ky është formacioni më i keq opozitarë, gjegjësisht kjo siguron më së mirti pushtetin e APN-së.
Bashkëpunimi i Ardita Sinanit me Ragmi Mustafën, forcon vetëm se PDSH-në por kurrsesi PVD-në. Këtë nuk e ka kuptuar Ardita Sinani. Jo pse nuk duhet bashkëpunuar me subjektet tjera nga opozita, por jo në plejadën dhe mënyrat e tanishme.
Për këtë më së miri është i njoftuar edhe kryetari i degës së PVD-së Shaip Kamberi, ai pas humbjeve masive të PVD-së në zgjedhjet e fundit në Komunën e Preshevës, është në dijeni se PVD-ja me kryetare Ardita Sinanin është në një situatë jo të favorshme. Me Sinanin PVD-ja nuk mund të ri-organizohet dhe të sjellë ndryshime pozitive në zgjedhjet komunale, ngase disfata e Preshevës mund të ndodhë edhe në Bujanoc. Ngecje në strategji vepruese, program, orientim dhe vizion politik, keqmenaxhim të situatave, mosnjohje të sferave themelore politike, qëndrime jo të qarta dhe kontraverze, dhe mbi të gjitha vazhdim i politikës dështuese të Riza Halimit, kjo e tëra reprezentohet nga Ardita Sinani dhe mbase kjo e tëra mban emrin Ardita Sinani. Për fund si kuriozitet, Ardita Sinani në njësin zgjedhore ku jeton (bastion historik i PVD-së) në zgjedhjet e fundit ka marrur vetëm rreth 150 Vota.(presheva.com)