Futbollisti izraelit ndalohet për ‘nxitje urrejtjeje’ në kampionatin e Turqisë

0
24

Sagiv Jehezkel, futbollisti klubit turk Antalyaspor, tregoi dje gjatë ndeshjes në dorë të fashuar ku kishte shkruar “100 ditë nga 7 tetori”, duke iu referuar sulmit në Izrael që solli me pas bombardimet në Gaza ku kanë vdekur dhjetra mijëra palestinezë, dhe po gjykohen nëse janë krime kundër njerëzimit.

Autoritetet turke thanë se kanë nisur hetimet ndaj futbollistit për “mbështetje të masakrës së Izraelit në Gaza”.

Por Jehezkel tha se ishte personalisht “kundër luftës” kurse Izraeli akuzonte Turqinë për hipokrizi.

Futbollisti është ndaluar nga autoritetet dhe sot del në gjyq, i hetuar për “nxitje publike të urrejtjes e armiqësisë”.

Ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunc tha se hetimet kishin nisur prej verimit të shëmtuar të futbollistit “që mbështeste masakrën e Izraelit në Gaza”.

Jehezkel gjithashtu është pezulluar nga skuadra e Antalyaspor, dhe zyrtarët në Izrael thanë se sot pritet të kthehet në shtëpi pas lirimit nga paraburgimi.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar shpesh sjelljen e Izraelit në Gaza dhe Turqia ka pasur protesta të gjera pro-palestineze që prej 7 tetorit.

E përditshmja turke DHA, tha se Jehezkel në një deklaratë shtonte se “nuk donte të provokonte”, por donte që lufta të marrë fund.

E diela shënoi 100 ditë nga nisja e luftës brutale, që prej sulmit në Izrael ku raportohet u vranë rreth 1000 njerëz dhe më pas me fushatën e bombardimeve ë Izraelit që ka rrafshuar ndërtesat në Gaza duke vrarë më shumë se 20 000 palestinezë.

Jehezkel, i cili luan prej shtatorit për skuadrën Antalyaspor po festonte golin e tij të minutës së 68të në ndeshjen kundër Trabzonspor kur tregoi në kamera mbishkrimin e tij, ku shihej dhe ylli gjashtëcepësh izraelit i Davidit.

Pas bdeshjes skuadra e Antalyaspor tha se Jehezkel kishte vepruar kundër vlerave të kombit prandaj përjashtohej nga skuadra./BBC/