Kryeministri i Irlandës akuzohet për ‘shkatërrim të demokracisë’ me ligjin e ri të ‘nxitjes së urrejtjes’

0
27

Elon Musk foli në rrjetin e tij social për të dënuar një ligj të ri në Irlandë sipas të cilit njerëzit mund të ‘burgosen’ për postime që konsiderohen “nxitje urrejtjeje” në rrjetet sociale, duke thënë se “po shkatërron demokracinë në vend”.

Ligji i ri për “nxitjen e urrejtjes” është nga më të debatuarit që pritet të miratohet në Irlandë dhe ka marrë kritika nga milioneri i Tesla, Elon Musk, si dhe i biri i Donald Trump.

Ligji propozon krijimin e ‘statuteve’ (urdhëresave ligjore) kundër nxitjes së urrejtjes e dhunës, por kritikët thonë se gjymton lirinë e shprehjes pasi nuk cilëson se çfarë mund të quhet ‘nxitje urrejtjeje’.

Musk përsëriti sot kritikat duke shpërndarë një video të grupit vendas të mbrojtjes së fjalës së lirë ‘Free Speech Ireland’.

Postimi i tij shkruante: “Shkatërrimi i lirisë së fjalës është shkatërrim i demokracisë”.

Ndërsa grupi Free Speech Ireland, shtonte: “Qeveria e Irlandës po kalon një ligj që mund të burgosë të dashurit tuaj nëse zotërojnë ‘meme’, karikatura ose çdo përmbajtje të dikush mund të konsiderojë ‘nxitje urrejtjeje’”.

“Ai nuk përcakton se çfarë konsiderohet nxitje urrejtjeje dhe interpretimi i tij është i hapur nga aktorë negativë”.

“Mbro fjalën e lirë – thuaj jo këtij legjislacioni.”

Edhe më parë kryeministri homoseksual i Irlandës Varadkar nuk i ka dhënë rëndësi kritikave të Musk.

Varadkar ka thënë: “Ai nuk mund të sfidojë një ligj që nuk është miratuar akoma, besoj se nuk e ka idenë dhe vetëm kërkon të tërheqë vëmendje”.

Ligji zmadhon dënimet për ata që dënohet për sulme bazuar te urrejtja, karakteristikave të ndryshme si raca, ngjyra e lëkurës, orientimi seksual, gjinia apo etnia.


Top Channel