SHPËRNDAJE

Mark Zuckerberg, duhet të shfaqet të martën përpara ligjvënësve të BE-së për të diskutuar impaktin e Facebook-ut tek të drejtat e privatësisë të qindra milionë europianëve, si dhe ndikimin tek zgjedhjet në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek shpërndarja e lajmeve të rreme.

Zotit Zuckerberg pritet t’i drejtohen pyetje edhe rreth arsyeve pse Facebook ende për përdoret nga ekstremistët si një mjet ndërlidhjeje dhe rekrutimi. Gjatë javëve të fundit, vëmendja ndaj Facebook-ut ka qenë më tepër e përqëndruar tek aspekti i përgjithshëm i menaxhimit të të dhënave të përdoruesve, por analistët paralajmërojnë se ky rrjet i mediave sociale po mundëson një rrjet social vdekjeprurës dhe se nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë gjë.

Ajo që po debatohet është nëse takimi duhet të zhvillohet, pasi Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ra dakort të lejojë transmetimin e drejtpërdrejtë në internet. Më parë ishte rënë dakort që takimi të zhvillohej me dyer të mbyllura.