Eksperti i IT-së sqaron se kamerat inteligjente që synohet të vendosen në Prishtinë kanë dy funksione – Telegrafi

0
60

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale do të vendosën së shpejti në kryeqytet.

Lidhur me këtë temë, i ftuar në RTV Dukagjini eksperti i IT-së, Mentor Hoxha ka thënë se kamerat me inteligjencë të lartë vendosen vetëm nga Policia e Kosovës.

Hoxha ka shpjeguar tutje dy funksionet kryesore të kamerave inteligjente.

“Kamerat inteligjente kanë dy funksione. Funksioni i parë është “Face recognition” dhe funksioni i dytë është “identifikimi i targave”. Çka d.m.th kjo? Kjo do të thotë ndërlidhje të dosjeve. Nuk do të jetë e ndaluar, nëse se ki një dosje, nëse se ki një qasje. Nuk është e mundur teknikisht. Nuk mundesh të bësh ndërlidhje në targa kur s’ki qasje në data bazën e targave. Nuk është e ligjshme të bëhet identifikimi i targave”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas Hoxha, pjesë tjetër shqetësuese me vendosjen e kamerave me inteligjencë të lartë është edhe përpunimi i të dhënave të tilla ose siç njihet ndryshe identifikimi i personave të fytyrës.

“Face recognition-përpunimi i të dhënave të tilla është biometrike. D.m.th njohja e fytyrës. Identifikimi i personave të fytyrës. D.m.th është përpunimi i të dhënave të ndjeshme”, ka thënë Hoxha.

Madje Hoxha ka theksuar se në mënyrë specifike, “CC TV vendosen vetëm për ndjekje penale, për çështjen e parandalimit, hetimit, persekutimit etj”.

“Lidhur me legjislaturën, ne kemi ligj në Kosovë, i cili parashikon hapësirat publike të mbikëqyrura me CC TV. Është ligji për Policinë e Kosovës, neni 25 i saj. Por në mënyrë specifike është e caktuar se për çka mund të vendosen ato. Është për ndjekje  penale, parandalimit, hetimit, persekutimit etj. Nuk mund të ketë përndjekje të tjera”, ka thënë Hoxha.