SHPËRNDAJE

Semantic Machines udhëhiqet nga profesori i UC Berkeley, Dan Klein dhe ish-shkencëtari i njohur i Apple, Larry Gillick. Të dy janë konsideruar pionierë në inteligjencën artificiale.

Blerja nga Microsoft do të rrisë kërkesat për asistentin digjital Cortana, si dhe Azure Bot Service që përdoret nga 300,000 zhvillues. Microsoft ka përdorur tashmë një zë njerëzor për asistentin e saj Cortana.

Prodhuesi i softuerit bashkëpunoi ngushtë me zhvilluesit e programit Halo 343 Industries në elementët visual dhe aktoren zanore Jen Taylor për zërin e Cortana në vitin 2014. “Me blerjen e Semantic Machines, ne do të krijojmë një qendër të përsosur të IA në Berkeley për të nxitur mposhtjen e kufijve të asaj që është e mundur në ndërfaqet gjuhësore “, shpjegon David Ku, shef i teknologjisë së Microsoft AI & Research.