SHPËRNDAJE

Qualcomm po mban premtimet e njëjta me 710 që shpalosi kur njoftoi linjën në shkurt. Kjo përfshin dy herë performancë, në krahasim me Snapdragon 660, që Qualcomm thotë se duhet të ofrojë përmirësime në një gamë të gjerë aplikacionesh.
Kjo do të thotë se me këtë performancë, një telefon mesatar që bart SD 710m mund të merret me ndarjen dhe përpunimin e fotografive kontekstuale dhe të ketë kapacitetin të kuptoj modelet e zërit dhe të fjalës, sikurse telefonat premium, bën të ditur Pocket Lint.

Shkrepja e kamerës është përmirësuar gjithashtu. Teknologjia e ekranit do të zgjerohet në rangun e mesëm, me 710 që mund të luajë deri në 4K HDR për video dhe aplikacione.
Ju gjithashtu merrni një reduktim deri në 20 për qind në konsumin e energjisë kur jeni duke shikuar video mbi internet.