SHPËRNDAJE

Festivali i këngës për fëmijë ” Gëzimi Ynë ” tashmë i njohur për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës duke filluar prej datës 1 Qershor e deri më 3 Qershor. Festivali fillon nga ora 20:40 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës.

Ekipi i përzgjedhur nga organizatorët e Festivalit janë: Skender Halimi, Vlorian Doda, Bashkim Halimi, Shkodran Aliu, Drenusha Halimi.
Juria profesionale përbëhet nga: Anita Hoxha – Tiranë , Besarta Murtezani – Tetove , Arta Haziri Nuhiu – Gjilan dhe Muhamed Bislimi – Presheve.

Festivali do të jetë i stilit garues ku dhe njëkohsisht organizatorët i dëshirojnë suksese të gjithë këtyre talenteve të rinjë. Talente këta që vijnë nga Lugina e Preshevës , Maqedonia dhe Kosova.