SHPËRNDAJE

Trofeu i Ligës së Kampionëve duhet të presë edhe disa ditë për t’u vendosur në vend, pasi “El Chiringuito de Jugones” ka konfirmuar se nuk ka më vend në vitrinën e Real Madridit.
“El Chiringuito” raporton se këtë javë do të bëhet rinovimi dhe të zgjerohet vendi i trofeve, ku më pas do të vendoset titulli që fitoi Reali në Kiev kundër Liverpoolit, i 13-ti në histori të klubit, i treti me radhë, për të shkruar histori.