SHPËRNDAJE

Shteti serb që edhe në shekullin XXI vret fëmijë të pafajshëm, dhe është një nga shtetet që shkel të drejtat e fëmijëve në një masë të madhe dhe veçanërisht mbi baza etnike.

Në këtë rast të nacionalitetit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Iniciativa për vendosjen e afisheve në Preshevë dhe rrethin si duket po i pengon shumë shtetit serb dhe klyshve të saj.

Kjo iniciative kishte si qëllim rreth sensibilizimit të opinionit si dhe në kërkim të drejtësisë për vrasjen makabre nga ana e pushtetit serb të Dashnim Hajrullahut. Shteti serb duke gjykuar sipas prizmit të saj, me mendësi fashiste anti-shqiptare këtë iniciativë qytetare ka ndërmarrë një aksion në kërkim për ti arrestuar dhe burgosur këta qytetarë që kanë vendosur këto afishe.
Liria e shprehjes së mendimit të lirë dhe liria për të kërkuar drejtësi, që janë të garantuara me Konventat Evropiane, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, me këtë veprim shtetit serb në kundërshtim mbi të drejtat e njeriut, edhe njëherë po dëshmon politiken agresive, shfarosëse me elemente të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare.