SHPËRNDAJE

Dita e shumëpritur ka ardhur për të gjithë fansat e Rita Orës.

Mbrëmjen e sotme shqiptarja me famë botërore do të performojë në Sheshin Skëndërbej.

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.