Barcelona humb garën për Bruno Guimaraes, PSG afër transferimit të yllit brazilian – Telegrafi

0
46

Barcelona thuhet se ka humbur garën për nënshkrimin e Bruno Guimaraes nga Newcaslte United, pasi Paris Saint-Germain është afër të përfundoj me sukses një marrëveshje për transferimin e tij.

Është e qartë të shihet se Barcelona duhet të nënshkruajë një mesfushor të ri defensiv dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Dobësia e dukshme e ekipit u ekspozua nga Real Madrid në disa raste gjatë humbjes të së dielës në finalen e Superkupës së Spanjës në Riad, por pavarësisht kësaj, nuk ka fonde në dispozicion për një zgjidhje të menjëhershme.

Kjo do të thotë që Barcelona do të duhet të presë deri në verë për të nënshkruar një ‘pivot’ të nivelit të lartë. Ai që i ka interesuar në vitet e fundit është Bruno Guimaraes, dhe atyre iu dha shpresa për një marrëveshje të mundshme pasi Newcastle United po lufton me çështjet financiare, të cilat ka të ngjarë të nxisin një shitje.

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Guimaraes është shumë afër nënshkrimit për Paris Saint-Germain.

Luis Enrique, trajneri i parisienëve, është i etur për nënshkrimin e brazilianit dhe kjo i ka shtyrë zyrtarët e klubit të organizojnë një marrëveshje.

Nëse Guimaraes përfundon duke iu bashkuar PSG-së, padyshim Barcelona do të duhej të ndiqte objektiva të tjerë, megjithëse së pari, ata duhet të sigurohen që kanë fonde për të shpenzuar. /Telegrafi/